Recension nga Rudina Papajani mbi vëllimin poetik “Mendimi pleks ylberët” të Pjetër Nikollës.

POEZIA QË BULËZON NGA SHPIRTI E NDJENJA..

RECENSION…RUDINA PAPAJANI

MBI VËLLIMIN POETIK”MENDIMI PLEKS YLBERËT TË PJETËR NIKOLLËS.

Kur flas për figurën e Pjetër Nikollës nënkuptoj intelektualin..krijuesin e talentuar., shkrimtarin, studiuesin e dokeve dhe traditave shqiptare..kontribuesin në fushën e historisë.Në këtë vëllim poetik autori na shfaqjet me një “krijesë “tepër të veçantë ku ai bën një ndarje në 9 cikle me tematika dhe ndjesi koherente mbi dashurinë,mbi mendimin estetik e filozofik mbi të ardhmen e një kombi duke shfaqur shpresën drejt vyrtytit dhe dinjitetit kombëtar.

Malli për vendlindjen përcillet bukur me nota nostalgjike.Natyrshmëria e poezisë së Pjetër Nikollës është dëshirë për një jetë paqësore drejt një bukurie që nuk denigron,drejt një guximi qytetar që shqetsohet për nderin dhe Atdheun e tij.Dashuria në ciklin e parë vjen si ndjenja më e lartë sublime, kaq njerzore si forcë sfiduese që nuk i trembet furtunës po zbret hirëplotë në misterin apo në lulen e sapo mbjellë.Kjo forcë e padukshme nuk llogaritet me gram e matematikë po e vë zemrën si breg që i lutet valës bukuroshe mes ëndrrave dhe mallit zhuritës..shfaqjet bukur në vargjet:PRANË MJELLMËS ËNDRA..ME BULËZA TË AFSHTA.

I gjithë cikli me poezi dashurie vjen si ylber, si lum drite,enigmë në shpirtin e botës .Duke u ndalur tek cikli i dytë gjej të verbalizuar artin e fjalës ku lind e bukura ,kaq prelude..e lirë,e çiltër si sinkronizim i natyrës rebele me artin modern dhe mistik njëkohsisht.Fjala vjen si besë e lartësuar, si apologji shekullore që e tremb shkelja e besës në këtë mister ku jetojmë .Monopatet dhe udhëkryqet shfaqjen kaq mediokre përballë mendimit hyjnor ku arti mbetet përjetsi mbi teknikat boshe që mundohen t’a veshin drejt shinave pa fre me një realitet të dekompozuar që të asfikson,mbi viruset e absurditetet që ngjallen si botë kallp në greminë.Negativizmi dhe tymnaja nuk privojnë heroin..nderin e kombit që shihet qartë te AH MOJ BOTË..PO NA VDES SHPRESA..E MJERA SHQIPËRI.

Madhështia e Skënderbeut qëndron burrërore përballë të ashtuquajturve “intelektual të mirfilltë”që nuk janë gjë tjetër veçse sifiliza të sëmurë apo vemje zvaritëse.Përmes një alegorie autori rizgjim intelektualët e vërtetë që të demaskojnë këtë llum të shoqërisë .Në ciklin e gjashtë malli për vendlindjen duket i thellë si gjak i pandarë ,si mishi me kockën ku gjuha vjen e ëmbël në pulsin që rreh te cdo shqiptar.Qyteti i tij është i lashtë si vetë Shqipëria me njerëz të moçëm e emra fildish,me veshje të lashta e zemër të bardhë.Në ciklin e 9 poeti vjen me ëndërrime ,sikur jeta të fliste ndryshe,sikur ëndrrat të preknin me dritë e frymë paqeje.

 

Aty këtu shihen revoltimet e poetit mbi veset e shoqërisë si gënjeshtra,vrasjet ogurzeza dhe handikape që tërheqin mbas vetes njerëz të ulët si krijesa apoliptike që shkatrojnë cdo qelizë,cdo të ardhme me një verbëri që gëlon kaq hidhur.Duke ngritur lart vlerat e një qytetrimi poeti i indinjuar tronditet mbi agonitë e shpërbërjes,mbi mendimet boshe dhe ecjen në rërën e thatë ,mbi emigracionin që kokën lë pas ,mbi ekuilibrin e pa menduar në ecjaket e të përditshmes.Në fund poeti beson se po hapet porta e të ardhmes,larg lutjeve të demonve,duke kënduar këngën e jetës, të ringjalljes me ngjyra e shpresa ylberi, larg kryqëzimit të botës së hidhur .Të bie në sy estetika dhe shija e hollë plot refleksione,metaforat e bukura si një instrument fin e shpirtëror..

RUDINA PAPAJANI

Loading...