RECENSION NGA RUDINA PAPAJANI MBI VËLLIMIN POETIK TË ALISA VELAJ “TEJ KTHELLËS SË EPËRME”..
E BUKURA NË FIJET E DILEMAVE SHPIRTËRORE
Duke lexuar vëllimin poetik të Alisa Velaj gjej të konsoliduar botën, artin e fjalës së saj,ndjenjat njerzore që janë bashkudhëtare të këtij libri me vlerë.Ëndrat ..realiteti i sotëm ulen butësisht si për të kapur të pakonceptueshmen.Udhëtimi poetik ngjit shkallët, kap atë zbirim të çastit fatlum apo hidhërues.Kohët kur poezitë shfaqen jepen përmes formave ,ideve, për të ngritur kultin njerzor ,tiparet e ndjeshme të natyrës ,ëndrrat pa komplekse.Boshti i poezive ndahet në gjashtë vetëdije artistike duke na kujtuar gjuhët njerzore që vin si ajo era që troket padashur në perlat e zemrës .E bukura , luhatja natyrë ,zbirimet e shpirtit na vinë si një trekëndësh kohor aty ku modernja e një krijese laboratorike mundohet të jetë e tashmja e hidhur , diafragma e dhembjes.Dramat njerzore , njehshmëria dhe fijet e udhëve të pakapshme zbulojnë dilemat shpirtërore përmes elementeve të natyrës dhe ardhjes emocionale si një dikurs real dhe konkret.
Përmes poezive jepet filozofia me të gjitha komponentët e shprehur në kumtime të ndryshme.Rimishërimi i krijesave na sjell në pah kohën ciklike, kahjet e shpirtit që gjejnë rrugën aty ku kthehet koha për të lakuar lirinë e një zogu apo dashurinë e shfaqur.Ngjyrat letrare ,gjuha frymëzuese vinë te lexuesi si një shije artistike , si një magji se ku mbetet misioni i një poeti kur kërkohet shpirti njerëzor.
Të bien në sy imazhi që përshkuan jetën,rrjedhën e një identiteti, gravitetin apo qenien njerzore në kompleksitetin e tij.Poezitë në vetvete janë fryt i një mendimi të pastër si një çiltërsi introspektive, aty ku gjithë secili tenton të njoh vetveten në integritetin e tij si te poezia:Thirrje e ujrave ….unë tani erdha,me tërë paqjen e shpirtit dhe të frymës sime, do të ri aq sa duhet..ikja ka vlerë, kur fryjnë erërat e diellit.Shihet qartë një përjetim brilant ku degëzat e një palme kanë mbetur në dysheme,sepse rrënjët e brishta janë rrugë toksori.Një pentagram lirik me një sensibilitet të kthjellët ku preket pragu i një nëne, i një jehone, i një përjetimi efektiv mbështetur në një alter ku dëshira e gjetjes së forcës gjen horizonte të reja ,ndjenja nga një prespektivë organike që ndihet qartë te poezia “Cak”…Ajo grua me vështrim nga deti është e verbër,ajo grua ka moshën e anijes’…Poezia e Alisës vjen si një zë i bukur, i mbjellë në qiell , si shfaqje ylberi ku hyn e padukshmja lëndë e kuqje e jetës ,bregu i një deti ku në dallgë shfaqjet luga e diellit.
Kjo prezencë kategorike na çon në hapësirën poetike që vjen e ndjeshme e lidhet me vetëdije me gjerësinë e një poezie universale.Poetja bën një lidhje të një krijese, midis brendësisë së saj dhe artit mistik që atë e shoqëron në rritje duke u shfaqur si ato rrezet që mbijetojnë në origjinë ku zbresin ngjyrat dhe vijat e një mbrëmje.Fuqia e fjalës del jashtë shablloneve apo përsiatjeve duke i atakuar me fomalizmat apo kohët postmoderne.
Identiteti i cdo poezie vjen si rrënjë e re që nuk plaket por ripërtërihet për të thyer kohët dhe hapësirat boshe.Idetë që përcillen nuk janë të ngurta por të mbushura me fluide konkrete që sillen midis qiellit dhe tokës,midis një racionalizimi dhe fryme të kultivuar ku lexuesi ndihet si në shtëpi të vet nga lundrimi i ideve apo reflektimi letrar i konceptuar me dritëgjatësi në pikat më të dualizuara të jetës.
Mund të them se Alisa në këtë vëllim poetik vjen me një udhëtim të ri , si një dekadë supreme të vetëvedijes ku pafundësia njerzore zgjohet dhe merr jetë si një ngjyrë apo penel që guxon të shkruaj me një mision vizional ku fjala del e lëmuar në hapësirën ku ëndërohen shumë mbjellje..shumë pemë e pagëzime në bimën e jetës.Dashuria që Alisa përcjell lë pika takimi të udhëve pa emër , ku Lirika vjen apostolike si një alternim në një trup gjeometrik .Përkufizimi se metafora është një krahasim i pashprehur kthehet në një parim zotërues ku te ky vëllim identifikohet kufiri i qetësisë eterike si jetë apo frymë njerzore…
RUDINA PAPAJANI