Receta – Kek me luleshtrydhe

Receta

500 gr miell që fryhet vetë
4 kokrra vezë
1 gotë uji sheqer
2 filxhan kafe kos
100 gr rrush të thatë
1 filxhan kafe vaj misri
luleshtrydhe të freskëta
sheqer pluhur
Hedhim në një enë vezët, sheqerin, dhe i rrafim derisa të bëhen si shkumë, pastaj shtojmë me radhë, vajin, kosin, duke i perzierë mirë, hedhim ngadalë miellin, e trazojmë me kujdes nga poshtë lart, që të mos bëhet një brumë elastik, në fund shtojmë rrushin e thatë.

Lyejmë me gjalpë formën ose tepsine, e hedhim brumin, vendosim përsipër luleshtrydhet dhe e pjekim në furrë në 180 grd, për afro 30-40 minuta, (mos e hapni furrën 20 minuta e para) pasi është pjekur, hedhim përsipër sheqer pluhur.

Ju bëftë mirë!

Loading...