Receta tradicionale e lakrorit për natën e Vitit të Ri
Perberesit:
600 gr miell
pak kripë
vaj
ujë
250g mish
1 filxhan gjalpë
300 gr qepë
kripë
piper i zi
Mënyra e gatimit :
Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin.
Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta.
Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin.
Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë.
Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë.
Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen.
Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C.