Recetë për fundjavën,koc me perime në furrë

Përbërësit

600-700 gr peshk koc
300 gr patate
2 karrota, 1 kungull
1 spec të kuq, 1 spec jeshil
4 thelpinj hudhër
2 degë majdanoz
1 kokërr limon
Trumzë për perimet
100 ml verë të bardhë
Vaj ulliri
Kripë, piper të zi

Përgatitja

Lajmë pastrojmë peshkun, e marinojmë me kripë dhe vendosim në barkun e tij 1 degë majdanoz, 1 fetë limon dhe 2-3 feta hudhër.

Ndërkohë qërojmë patatet dhe karrotat dhe i presim në feta, gjithashtu dhe kungujt, ndërsa specat i presim në copa të mëdha.

I vendosim të gjitha perimet në një tas të madh dhe i rregullojmë me kripë, piper të zi, trumzë dhe vaj ulliri. I përziejmë mirë dhe i vendosim në tavë duke shpërndarë dhe disa thelpinj hudhër.

E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Në fund vendosim në tavë mbi perime peshkun e marinuar dhe e rivendosim në furrë dhe për 20-25 minuta. Në 10 minutëshin e fundit e shuajmë peshkun me verë.

Loading...