Reforma zgjedhore/ Amerikanët hyjnë në lojë, takim kokë më kokë me PD dhe PS

Ambasada amerikane ne Tirane ka hyre ne loje ne lidhje me reformen zgjedhore.

Nje perfaqesues i SHBA, eshte takuar vec e vec per 30 minuta me perfaqesuesit e PD dhe PS, Oerd Bylykbashi deh Damian Gjiknuri, nderkohe qe negociatat vazhdojne per arritjen e nje kompromisi brenda 31 majit, si afat i fundit i vendosur nga palet per nje marreveshje.

Takimi i radhes per reformen para skadimit te afatit:
Politika shqiptare po kalon orët vendimtare ku pritet të vendoset për fatin e reformes zgjedhore.

Mbledhja e radhes ishte planifikuar fillimisht të mbahet në orën 17:00, por më pas me kërkesë të Damian Gjiknurit mbledhja u shty për në orën 19:00.

Kjo mbledhje ka si qëllim arritjen e dakordësisë për pikat që kanë mbetur pezull dhe mbetet për t’u parë nëse palët do të arrijnë të gjejnë një marrëveshje dhe ta mbyllin ‘Zgjedhoren’ në 31 maj, siç anëtarët e Këshillit Politik kanë premtuar, edhe nën presionin e ndërkombëtarëve.

SHBA-BE kanë këmbëngulur që PD-PD/LSI dhe opozita e re ta mbyllin këtë reformë brenda afatit që e përcaktuan vetë, edhe pse duket e vështirë.

Ne loje per nxitjen e paleve drejt nje mareveshje jane edhe ambasadoret e BE dhe SHBA ne Tirane qe mesohet se jane ne kontakt me palet.

Loading...