Refuzoi ta merrte në punë, shqiptari pl.agos me armë ish-pronarin italian

Një 44-vjeçar përfundoi në prangat e policisë italiane pasi plagosi me armë zjarri ish-punëdhënësin e tij italian.

Ngjarja u shënua rreth 15:00 të pasdites së djeshme, në nnjë zonë në periferi të Fiuggi.

Florian Shehu e kishte takuar sipërmarrësin italian si duket për tu sqaruar.

Synimet e ish-punëtorit ishin të kërkonte nga sipërmarrësi një punësim të ri, por përballë rezistencës, ai nxori një armë me të cilën fillimisht e kërcënoi 57-vjeçarin dhe më pas qëlloi dy herë ndaj tij.

Njëri prej plumbave e goditi në njërën këmbë, ndërsa tjetri goditi makinën e sipërmarrësit.

Këto ishin momente terrori për biznesmenin, i cili edhe pse u plagos duke qenë brenda automjetit të tij, ai arriti të ndizte makinën duke u larguar me shpejtësi dhe thirri në ndihmë karabinierët.

Shqiptari ndërkohë kishte ikur në drejtim të Fiuggi Fonte.

Gjashtë patrulla të policisë u vunë në ndjekje të tij.

Pas kërkimeve, e gjetën atë pranë një bari në zonë dhe pasi morën masat paraprake për të shmangur rrezikun për kalimtarët e rastit, policia arriti ta bllokonte duke e prangosur.

44-vjeçari kishte hedhur armën, e cila u gjet menjëherë nga policia afër vendit të arrestimit.

Bëhet fjalë për pistoletë kalibër 7.65, e cila iu nënshtrua konfiskimit, citon ora.

Loading...