Refuzoi të merrte pjesë në Sanremo, Adelina Ismaili tregon arsyen

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili ka pasur së fundmi të ftuar në emisionin e saj politikanin Behgjet Pacolli, i cili ka treguar se në vitin 2002 i është kërkuar nga festivali italian që të përzgjidhte një këngëtare shqiptare për t’u ftuar në të.

Pacolli tha se ai menjëherë propozoi Adelinën, mirëpo nëna e saj e ndjerë, Mona e ka refuzuar menjëherë ftesën.
Ndërkohë ka qenë vetë këngëtarja që ka sqaruar në moment, përse e ëma nuk kishte pranuar që ajo të performonte në festivalin më të madh italian.

“Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik, ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim (ishin nëna dhe ne tri vajzat me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”, tha Adelina.

Kujtojmë që pas refuzimit të saj, ju dha mundësia Elsa Lilës për të performuar në “Sanremo” këngën Valeria.

Loading...