Një nga regjisorët më të mirënjohur në Kinë ka fituar të gjitha çmimet më të mëdha të “Golden Horse” të këtij viti.
55-vjetori i eventit të madh, i njohur ndryshe si Oskari kinez, u mbajt në kryeqytetin tajvanez, Taipei, ditën të shtunën.
Filmi i Zhang Yimou, ‘ Shadow’ mori në shtëpi çmimet më të mira. Ndërsa Yimou u vlerësua me çmimin “Regjisori më i mirë’.
Zhang, krijuesi i klasikëve si “Sorghum Red” dhe “Raise the Red Lantern”, mori për herë të parë në karrierën e tij çmim në Golden Horse.
“Kam bërë filma për 40 vite dhe ky është nominimi im i parë për “Golden Horse”. Dua të falenderoj jurinë për dhënien e çmimit,” tha ai gjatë ceremonisë.
“Shadow” e udhëhoqi garën me 12 nominime, përfshirë “Filmin më të mirë”, por humbi çmimin e lakmuar të “An Elephant Sitting Still” që e mori Hu Bo, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 29 vjeçare në Pekin.
Hu gjithashtu fitoi “skenarin më të përshtatshëm” për filmin e tij të parë dhe të fundit. “Dua të falënderoj jurinë dhe audiencën,” tha nëna e tij pasi pranoi statujën.
“Dokumentari më i mirë” u fitua nga Fu Yue. /atsh