Është regjistruar dhe kandidatura e parë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Burime nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë bërë të ditur se prokurori Olsian Çelaj ka dorëzuar kandidaturën e tij për Prokuror të Përgjithshëm.
Çela aktualisht është prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Ky është kandidati i parë i regjistruar për postin që aktualisht e mban Arta Marku.
Pritet që të ketë edhe kandidatë të tjerë në lidhje me postin e prokurores së Përkohshme të Përgjithshme Arta Marku.
Loading...