Rei Manaj është duke kaluar momentin më të bukur të karrierës së tij. Sulmuesi lushnjar, ka bindur drejtuesit dhe trajnerin e Barcelonës për të qenë pjesë e ekipit të pare, ndërkohë që po ja shpërblen më së miri besim katalanasve.
24-vjeçari shqiptar, së fundmi rrëmbeu skenën në stërvitje, duke realizuar një gol “alla Mesi”. Manaj shtangu portierin me një parabol fantastike, duke surprizuar lojtarët dhe drejtuesit e pranishëm në këtë seancë stërvitore.
Ky realizim i Manajt, u shpërnda nga klubi edhe në faqen zyrtare në “Twitter”, teksa video u shoqërua dhe me një emoji flake.
Loading...