Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla nuk do të jetë në ndeshjen me Anglinë, pasi ka pësuar një dëmtim në gju, gjatë ndeshjes me Andorrën. Mësohet se mbrojtësi ka ndjerë shqetësime, teksa pritet të lërë grumbullimin, për t’u kthyer në Romë, ku do kryejë të gjithë ekzaminimet e nevojshme. Flitet për një dëmtim delikat në menisk, por mbetet për t’u qartësuar pas vizitave.
Kjo është një “goditje” është e madhe me Rejën, në një ndeshje kur mbrojtja duhet të ishte e plotë për shkak se “Tre Luanët” janë një nga kombëtaret më ofensive në Botë. Më shumë pritet të mësohet nga vetë trajneri Reja në konferencën e sotme për mediet.
Loading...