Rekord për një pikturë të Magritte, shitet 26,8 milionë dollarë

Një pikturë e Rene Magritte, që u shit për 26,8 milionë dollarë, theu ndjeshëm rekordin në ankand të piktorit belg, gjatë një shitjeje nga shtëpia “Sotheby’s” në Nju-Jork.

“Le principe du plaisir” (”Parimi i kënaqësisë”) kaloi “La corde sensible” (”Litarin e ndjeshëm”), që ishte shitur në fund të shkurtit 2017 në Londër për 17,9 milionë dollarë.

Kjo pikturë vlerësohej mes 15-20 milionë dollarë nga “Sotheby’s”, duke njoftuar se shtatë koleksionistë të ndryshëm që kërkonin ta blinin këtë pikturë e çuan vlerën e saj përtej vlerësimit të tregut./ATSH

Loading...