Remontet/ Stakime të energjisë në Tiranë, Sarandë dhe Ksamil

OSHEE ka njoftuar për stakim të energjisë elektrike nesër në disa zona në Tiranë.

Kështu OSHEE thekson se, për shkak të remontit të parashikuar në NST Selitë, në datën 18 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: pjesërisht zona e Kopshtit Botanik, biznese në zonën e “Misto Mames”.

Gjithashtu OSHEE njofton edhe abonentët në Ksamil.

“Në kuader të planit të remonteve në prag të sezonit turistik, me qëllim rritjen e sigurisë së furnizimit me energji, OSSH Njësia Sarandë do të zhvillojë punime në disa fidera 20kV, përgjatë orarit 05:00-09:00. Pa energji elektrike mbetet zona e Ksamilit”, thekson OSHEE.

Gjithashtu OSHEE njofton edhe abonentët në Sarandë për stakim të energjisë në 19 qershor.

“Për shkak të remontit të parashikuar në NST Saranda 1, në datën 19 qershor gjatë intervalit kohor 00:00-08:00 do të stakohet energjia në këto zona Borsh, Lukovë, Coraj, Fterrë, Piqeras, Sasaj, Krekëz, Shënvasi, Nivicë, Bubar”, thekson OSHEE./atsh

Loading...