Renato Mekolli rrëfen tmerrin që përjetoi si dëshmitar i plaçkitjes në bankë

Emri i tij është shumë i komentuar në titujt rozë.
Renato Mekolli së fundi ka qenë i ftuar në “B.E. Coffe” me Besin, Olsin dhe Erionin, shkruan lajmi.net.

Kuzhinieri ka rrëfyer një ndodhi të pakëndshme në një bankë në Greqi, ku ishte i pranishëm gjatë një plaçkitje që u bë në atë vend.

Ai ishte tmerruar kur dy persona të maskuar u futën në bankë, derisa po depozitonte disa para.

“Është shumë e frikshme, mos të të ndodhë. Kam qenë në bankë që të hidhja lekët e mia dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim të na vijë rradha u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges. U frikësova patjetër se nxorri dhe pistoletën. Në atë sekond ti nuk mendon asnjë gjë veçse shëndeti dhe nuk e di dhe unë sesi do vejë. U ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të nxjerr lekët nga xhepi dhe ti fus në brekë”, ka thënë ai. /Lajmi.net/

Loading...