Rëndësia e vitaminës C dhe D në këto ditë si këto

Ditët e fundit mund të keni dëgjuar lajme të ndryshme se si vitamina C dhe D mund të parandalojnë apo luftojnë koronavirusin.

Ndërkohë që këto pretendime nuk janë vërtetuar akoma nga shkenca, ekzistojnë prova të forta se vitaminat C dhe D ndikojnë në sistemin imunitar, duke e përmirësuar atë.

Përmirësimi dhe forcimi i sistemit imunitar mund të bëjë që të jeni më pak të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme, përfshirë këtu edhe infeksionet e traktit respirator si gripi (influenza) dhe e ftohura e zakonshme.

Vitamina C

Trupat tanë nuk prodhojnë vitaminë C, por ne kemi nevojë për këtë vitaminë për funksionin e sistemit imunitar, strukturën e kockave, përthithjen e hekurit dhe lëkurën e shëndetshme.

Mund ta marrim vitaminën C nga dieta jonë ushqimore, zakonisht nga frutat si portokalli, mandarina, luleshtrydhet, bananet dhe në perimet me gjethe jeshile si spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli. Sasia e rekomanduar ditore e vitaminës”>vitaminës C është 90 mg në ditë për burrat dhe 75 mg në ditë për gratë.

Marrja e vitaminës”>vitaminës C mund të reduktojë riskun për t’u prekur nga i ftohti i zakonshëm, sipas studimeve të publikuara deri tani. Nëse e merrni atë rregullisht mund të shkurtojë gjithashtu kohën që zgjat e ftohura, por nuk do të ndikojë te kjo kohë nëse vitamina C fillon të merret pas prekjes nga i ftohti.

Vitamina D

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e ndryshme nga të tjerat sepse burimi kryesor janë rrezet UV të diellit. Ndërsa burime të tjera përfshijnë suplementet, ushqimet e fortifikuara si drithërat e mëngjesit dhe lëngu i portokallit si dhe vezët, peshku ton, salmoni, qumështi, kosi, gjiza pa kripë etj.

Vitamina D luan një rol imuno – rregullues në organizëm, duke përmirësuar dhe zmadhuar imunitetin e lindur, duke rregulluar dhe shtuar përgjigjen dhe sekretimin e peptideve antimikrobiale, gjë që përmirëson mbrojtjen mukozale.

Për më tepër, studime të fundit kanë raportuar një efekt mbrojtës të vitaminës”>vitaminës D nga infeksionet e traktit respirator (gripi, e ftohura e zakonshme, tuberkulozi etj.)

Loading...