Renditja e FIFA, Shqipëria në të njëjtin pozicion, Kosova fiton 6 pozicione

Shqipëria nuk ndryshon asnjë pozicion në renditjen e FIFA, pas ndeshjeve të Ligës së Kombeve, Kosova fiton 6 pozicione.

 

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve.

Kuqezinjtë e Panuçit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e 60-të të renditjes duke mos ndryshuar asnjë pozicion nga renditja e shkuar.

Ajo që ka bërë ngjitje është Kosova, e cila për shkak të kualifikimit historikë në Ligën e Kombeve ka fituar 6 shkallë, duke u pozicionuar në vendin e 131-të.

Për sa i përket kryesimit, vazhdon ta mbajë Belgjika, duke lënë pas Francën me vetëm 1 pikë. Vendi i tretë shkon për Brazilin. /o.l/. /a.g/

Loading...