Rëndohet bilanci i ak.sidentit tr.agjik me vd.ekjen e tre personave

Rendohet bilanci i aksidentit tragjik me vdekjen e tre personave mbrëmjen e të martës në Kavajë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, ku drejtuesi i një mjeti tip Benz të marrë me qera, me targë AA 615 VO, I identifikuar si shtetasi Vilson Cara 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin rrugën nga njëri krah në tjetrin, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë edhe e lagështirës është përplasur me tabelën e një karburanti.

Pas humbjes së kontrollit, 24 vjeçari ka aksidentuar dy këmbësore, nënë e bijë, ku si pasojë njëra prej tyre ka humbur jetën e tjetra ka mbetur e plagosur në spital.

Viktima është identifikuar si Lumturie Demrozi 46 vjeç ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë momentit të aksidentit ka humbur jetën dhe shtetasi Gentjan Belba 23 vjeç, I cili ishte pasagjer në makinë.

Drejtuesi i mjetit 24 vjeçari Vilson Cara ka ndëruar jetë në spital pak orë më vonë si pasojë e plagëve të marra gjatë goditjes.

Loading...