Rëndohet bilanci në Libani, 100 të vd ekur, shumë të pla gosur

Libani është në zi pas një shpërthimi të madh në kryeqytetin Beirut, ku ka vrarë deri më tani të paktën 100 njerëz dhe ka plagosur më shumë se 4,000 të tjerë.

Presidenti Michel Aoun është shprehur se 2,750 ton nitrat amoniumi ishin ruajtur në mënyrë të pa sigurtë në një depo në port për gati gjashtë vitesh.

Ai ka caktuar një takim urgjent me kabinetin, ditën e sotme për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore. Vendi do qëndrojë në ditë zie për tre ditë, duke nisur nga sot.

Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milion, 66 milion dollarë) fonde të urgjencës.

“Mbi 100 kanë humbur jetën e tyre. Ekipet tona janë ende duke zhvilluar operacione kërkimi dhe shpëtimi në zonat përreth,” është shprehur Kryqi i Kuq i Libanit në një deklaratë të Mërkurën.

Zyrtarët thanë se ishte duke u zhvilluar një hetim për të gjetur arsyen e vërtetë të shpërthimit. Këshilli i Lartë i Mbrojtjes në Liban tha se ata që janë përgjegjës do të përballen me “dënimin maksimal” të mundshëm.

Është raportuar se nitrati i amonit ka qenë shkarkuar nga një anije e ndalur në port në 2013, dhe më pas ishte ruajtur në një depo atje.

Loading...