Rëndohet bilanci, shkon në 31 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Ka shkuar në 31 numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi.

Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve numri i të plagosurve është më shumë se 1600 persona.

Tërmeti me madhësi 6.8 me qendër në qytetin Sivrice në provincën Elazig bëri që disa ndërtesa të shemben.

Dyzet e pesë njerëz janë shpëtuar deri tani, ndërsa sipas autoriteteve janë më shumë se 20 persona nën rrënoja.

Tërmeti i të premtes në Turqi u ndje edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17,000 njerëz kanë humbur jetën nga një tërmet masiv në qytetin Izmit, më 1999.

Loading...