Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, po lufton për jetën e tij në një spital të Athinës, pas situatës së rënduar nga COVID-19.
Lajmin e bën të ditur Drejtori dhe gazetari i “Kappanews.gr”, Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.
“Kryepeshkopi Anastasios po lufton për jetën e tij në një spital në Athinë. Ai ka hyrë në terapi intensive.”, shkruan gazetari.
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasios u transferua të Martën në Athinë për t’iu nënshtruar trajtimit për “simptoma të lehta” të COVID-19 por duket se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar.
Loading...