Rëndohet pozitat e Ervis Martinajt, për ngjarjen në ish-Bllok akuzohet për…

Ervis Martinaj do të mbesë pas hekurave në një kohë pa afat. Këtë vendim ka dhënë Gjykata e Apelit sot. Prokuroria ka ngritur ndaj Martinajt 5 akuza, nga “vrasja me paramendim”, “pastrim i parave dhe “organizim i lotarive të palejuara” etj.

Por në seancën e 4 nëntorit për këto akuza nuk kishte prova dhe u la një afat Prokurorisë për sjelljen e provave të reja në Gjykatë. Sot në seancën në Gjykatën e Apelit, është vendusur që të ndryshojë masa e arrestit për Ervis Martinaj, nga burg me afat 30 ditë në burg pa afat.

AKUZAT

Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se biznesmeni Ervis Martinaj, i arrestuar për përplasjen me armë në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe i plagosur ai së bashku me Eljon Haton, disponon edhe një pasaportë me emër tjetër të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, sipas Prokurorisë, ekziston rreziku që Martinaj të arratiset jashtë vendit, në rast se Gjykata vendos një masë shtrënguese sigurimi më të lehtë se arresti me burg. Kështu, në kërkesën për caktim mase sigurie “arrest me burg”, Prokuroria thotë se Martinaj ka lëvizur jashtë vendit me këtë pasaportë dhe ka dyshime se ajo mund të jetë falsifikuar nga vetë i hetuari, që gjendet në masën e “arrestit me burg” me afat. Më tej, Prokuroria e Tiranës deklaroi në seancën e parë se ka dërguar në Kosovë një letërporosi, pasi dyshohet se Martinaj ka kryer edhe veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Konkretisht, Prokuroria kërkon nga Kosova që të administrojë.

NGJARJA

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në brendësi të lokalit Monopol nga shkëmbimi i zjarrit pas konfliktit të nisur mes grupit të Martinajt dhe grupit të Ervin Matës se dikush ngacmoi Elvana Gjatën mbeti viktimë Fabio Gaxha dhe u plagos vetë Martini dhe shoku i tij Elio Hoti. Aktualisht për këtë ngjarje janë 5 persona në kërkim nisur me Ervin Matën komandon Merviol Billo, Fabio Alushin, Aksel Boshnjakun dhe në kërkim policor vetë këngtarja Gjata./korrieri

Loading...