RENEA kontrolle në Kurbin, publikohet emri, i personit të arrestuar me armë zjarri

RENEA dhe Forcat Operacionale kanë kryer sot kontrolle në zonën e Kurbinit. Operacioni ka nisur ne oret e para te mengjesit dhe ka vijuar deri ne oret e pasdites.

Mësohet se nga kontrollet është gjetur një armë zjarri dhe është arrestuar poseduesi i saj, nderkohe qe gjate dites eshte raportuar se aksioni kishte lidhje me vrasjen e Shkelzen Kastratit.

Në pranga ka rënë Cen Karriçi. Ai u kap brenda një lokali me armë zjarri pistoletë, nderkohe qe nuk ka te dhena per implikimin e tij ne ndonje veper penale tjeter.

Mësohet se kontrollet po bëhen kryesisht për të zbardhur më shumë për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, disa javë më parë në Fier.

Loading...