Reperi Coolio ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ivey Jr, ndërroi jetë në shtëpinë e një miku, tha menaxheri i tij, Jarez Posey, për mediat e huaja.
Ai u gjet i pavetëdijshëm në dyshemenë e banjës, dhe dyshohet se shkaku ka qenë arresti kardiak.
Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Coolio është më i njohur për këngën e tij të vitit 1995, Gangsta’s Paradise, për të cilën fitoi një Grammy për performancën më të mirë solo rap.
Hiti erdhi nga kolona zanore e filmit të Michelle Pfeiffer “Dangerous Minds”.B
Loading...