Reperi i njohur Grek i kushton këngë Alket Rizait, “Çmenden” gjithë Greqia, ja Çfarë thonë…

Është një nga shqiptarët që ka krijuar bujë të madhe në Greqi pas arratisjes dy herë nga burgjet greke, por tashmë atij i kushtohet edhe një këngë.

Bëhet fjalë për shqiptarin Alket Rizai, të cilit reperi i njohur grek “Tus” i ka kushtuar një këngë duke habitur grekët.

Kënga e publikuar dje nga Tus ka nxitur reagime të shumta tek grekët të cilët nuk kanë ngurruar t’a quajnë atë një “tradhtar”.

Klipi i këngës ka arritur në mbi 87 mijë views brenda 48 orësh.

Kujtojmë se Alket Rizai është bërë i njohur në Greqi si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng 6 policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi.

Alket Rizai, për momentin ndodhet në burgun e Domokos, ku vuan dënimit me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

(d.d/BalkanWeb)

Loading...