Së fundmi, ai është përfshirë në një sherr në një lokal. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e tij ku po largohet me forcë nga vendngjarja. Nuk bëhet fjalë për një sherr në Shqipëri a Kosovë por për në Bruksel.
Bëhet me dije se reperi nuk është përplasur fizikisht por e gjithë situata ka degjeneruar në fyerje e ofendime. Megjithatë, nuk është zbuluar se çfarë ka ndodhur konkretisht dhe cilat motive e shkaktuan këtë gjë. Po ashtu, reperi ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe të mos komentojë.
Nga ana tjetër, ai para pak ditësh solli këngën e tij “Crypto” në të cilën duket se i bën diss disa prej reperëve si Majk, Ledri, Finem, Noizy, etj. Majk e ofendoi gjatë Freestyle të tij të fundit në emisionin e Meriton Mjekqit kurse Finem në një video live në Instagram.
Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, nuk ka reaguar drejtpërdrejtë për asnjërin dhe nuk u është kundërpërgjigjur në rrjetet sociale. Këtë herë ai zgjodhi ‘këngën’ si mjetin e vetëm për tu kundërpërgjigjur.