Reperi kërcënon hapur Noizyn: ‘Do të godas aty ku të dhemb zemra’

Të gjithë jemi dakord që kryefjala e dy ditëve të fundit ka qenë sherri i bujshëm midis Noizyt dhe Kleviol Ahmetit.

Ngjarja u thellua më tej mëngjesin e sotëm, ku lokalit të reperit iu vendos tritol. Në dëshminë e tij Noizy ka deklaruar se ka probleme vetëm me Cllevion. Policia po heton për gjetjen e autorit.

Nga ana tjetër, armiqësia e hershme midis grupeve OTR dhe TBA, mesa duket është zgjuar sërish. Së fundmi, një anëtar i grupit që bën pjesë edhe Cllevio, TBA-së ka dalë më një kërcënim për Noizyn. Më anë të një videoje, Benardin Simoni ose Biiemtii deklaron se Noizy do ta paguaj që preku një anëtar të TBA-së dhe e paralajmëron që do ta godasë aty ku i dhemb zemra. Biiemtii nuk mjaftohet me kaq ai e akuzon reperin edhe për pastrim parash.

“Përshëndetje miqtë e mi shqiptar. Një fjalë pata për këtë Noizyn edhe për krej grupin OTR. Ti e bone tënden me Cllevion, mirë s’ke bo, gjithsesi është rrethi aq i ngushtë i shoqnisë. Ta psh*rri karrierën.

Nëse duam ne, ti s’bën koncert as në Gjermani, as në Londër, as në Amerikë, as në Itali. Do ta paguash shumë shpejt dhe shumë keq, do të godas aty ku të dhemb zemra. Ti mund të kesh miliona euro por mos harro se je t’u pastru lekët e boloshave. Edhe mos të shkojë mendja se të mbron as ai në Athinë dhe as ai në Londër. Ata janë çuna të mirë, i respektoj, por kur vjen puna për një anëtar të grupit TBA ta bëj kafkën shportë.

Po pastron lekët e atyre çunave, se t’i morr je. Edhe del thu nëpër mesazhe se ke 20 milionë euro, por t’i dy milionë euro ke o p*derast. Ne po lemë 400 mijë nëpër kazino. Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mamës,”- shprehet Biiemtii.

Rikujtojmë se Cllevio, shoku i reperit tjetër Stresi, mbërriti në ambientet e lokalit të reperit se bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe në momentin kur ky i fundit shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Por Rigels Rajku e ndjek pas dhe nis ta godasë edhe tek dera e makinës, përpara se Kleviol Ahmeti të “arratiset”. Ndërkohë në rrugë ndodhet edhe një mik i Cllevio, i cili po ashtu dhunohet nga reperi dhe miqtë e tij. Në video shihet momente kur Noizy e godet me grushte, megjithatë pas disa sekondash e lë të lirë. Po ashtu edhe miku i Cllevio, pasi shpëton nga duart e reperit largohet me makinë.

Sherri mes tyre ka nisur pas përplasjeve verbale në rrjetet sociale, ky dy reperët s’kanë kursyer ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Loading...