Reperi shfaqet në momente ‘intime’ me vajzën misterioze

Stresi është shfaqur së fundmi në shoqërinë e një vajze misterioze duke nxitur dyshime se ka nisur një lidhje të re.

Në fotot e siguruara nga “Panorama Plus” dyshja shihen në një club ulur krah njëri-tjetrit teksa duken shumë të afërt. Madje në një moment reperi e puth në faqe. Vajza quhet Erika dhe është e panjohur për publikun ndonëse ka shumë ndjekës në Instagram.

Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur një lidhje apo ka qenë thjesht një video e momentit, por nuk mund ta mohojmë se janë shumë të afërt.Advertisements

Kohet e fundit Stresi ka qene ne qender te vëmendjes për jetën personale disa herë, përfshirë edhe lidhjen e tij me Keisin. Pasi u publikuan fotot e saj duke punuar si kameriere në Kanada, ai i doli menjëherë në mbrojtje. Ai tha se ka qenë në dijeni të punës së saj, e cila sipas tij ka shumë të ardhura, megjithatë gjatë kohës kur ishin bashkë ai shprehu se ka insistuar që të mos punonte. Kjo situatë zbuloi se ata nuk janë divorcuar zyrtarisht dhe në dokumente figurojnë ende burrë e grua. Ishte Keisi ajo e cila tha se ata nuk e kanë me nxitim për tu firmosur letrat e divorcit, madje çifti ruan ende një komunikim të mirë më njeri-tjetrin. Keisi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë një ndër çiftet më të përfolura në showbiz. Ata i kanë dhënë fund marrëdhënies se tyre rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Por mese sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.

Po ashtu pak javë më parë, Stresi u pa me modelen shqiptare Klarisa Pengu. Ishte vetë Klarisa ajo që postoi një foto në Instagramin e saj ku shfaqej e përqafuar me Stresin duke lënë të kuptohej se kanë qenë duke ngrënë darkë teksa dukeshin shumë të afërt. Postimin ajo e shoqëroi edhe me një zemër, duke forcuar edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre. Mirëpo, i shpejt ishte reagimi i Stresit i cili sqaroi se ka qenë duke ngrënë drekë me pronarin e clubit ku ka performuar dhe jo me modelen. Kjo e fundit, sipas tij, i ka kërkuar të bëjnë një foto dhe kaq…

“Unë jam single. Vajzën e kam parë për herë të parë në një koncert. Dhe ka ardhur ka bërë foto me mua, kemi qenë duke ngrënë darkë me pronarin dhe kaq.”- deklaroi ai sokohe.

A është ky rasti edhe këtë herë?/

Loading...