Shtëpia e një reperi shqiptar të njohur në Kosovë, ka marrë flakë në lagjen Arbëria në Prishtinë gjatë ditës së sotme.
“Klan Kosova” raporton se brenda saj ishte reperi shqiptar Agustin Gega me nofkën Sin Boy, i njohur për muzikën e tij në Greqi.
Burime për “PRIVE” bëjnë me dije se të gjitha gjërat e tij personale janë djegur, mirëpo për fat të mirë, reperi nuk ka pësuar lëndime.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës”, shtoi më tej Ahmeti.
Sin Boy ka ardhur nga Greqia në Prishtinë për të punuar rreth një projekti të ri muzikor.
Loading...