Replikë Ramës, Basha: Karagjoz. Sjellje tipike e një humbësi, me 25 prill fiton Shqipëria

2 ditë pas postimit të kryeministrit Edi Rama, reagon Lulëzim Basha. Ky i fundit sipas Ramës, ka premtime të kota, duke i krahasuar me ato të ish-kryeministrit Berisha, në 2013. Nisur nga kjo, Basha ka postuar sot në Facebookun e tij një video ku sulmon kryeministrin me punët e tij.

“Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.
Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes. Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës. Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit”, shkruan Basha.

Duke mos mjaftuar me kaq, Basha bën një tjetër postim, ku e quan Ramën humbës. “Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vitesh vendnumëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen. Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij”, shkruan ai.

Më tej, Basha shprehet i vendosur se do e mundë kryeministrin Rama. “Para 8 vitesh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro. Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Më 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton”, përfundon ai.

Loading...