Reshjet e shiut përmbytin qytetin e Vlorës – Vjeshta dhe dimri të vështira për vlonjatët

Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për vlonjatët, të cilët duhet të përballen me përmbyetjet sa herë që ka reshje shiu.

Reshjet e shiut qe kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe me intesitet të lartë kanë sjellë sërish përmbytje në disa rrugë.

Situata paraqitet e rënduar duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Si çdo herë më problem ngelet zona e Skelës si dhe lagjja ‘28 Nëntori’ ku aktualisht niveli i ujit arrin deri në 50 cm.

Edhe pse punonjësit e ujësjellës kanalizimeve janë në terren për normalizimin e situatës, gjendja mbetet problematike citon top channel.

Loading...