Bashkia e Himarës ka postuar në rrjetin social një video të gjendjes aktuale në bregdet si dhe i ka bërë thirrje bizneseve që të tregojnë kujdes pasi ka një stuhi detare dhe dallgët kanë arritur në lartësi të konsiderueshme.
Reshjet e shiut si dhe era e fortë, ka sjellë probleme edhe në qytetin e Himarës. Bashkia e Himarës shprehet se një stuhie detare në Spile, por edhe në plazhin e Livadhit, po përmbyt zonën ndërkohë që i bën thirrje bizneseve buzë detit që të tregojnë kujdes.
Reshjet intensive të shoqëruara me stuhi, kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, por kryesisht përgjatë bregdetit.
Loading...