Restaurohet Kisha e Shën Thanasit në Sarandë

Kisha e Shën Thanasit në Leshnicë të Sarandës i është nënshtruar restaurimit duke shpëtuar thesaret historike e kulturore të saj.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi me pamjet nga kjo Kishë, monument kulture e kategorisë së I.

“MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje nga Kisha e Shën Thanasit në Leshnicë të Sarandës që pas ndërhyrjeve restauruese është sot e shpëtuar dhe e sigurt në dispozicion të publikut me të gjithë hijeshinë dhe thesaret e rizbuluara të saj historike e kulturore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërhyrja restauruese e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës në këtë Kishë, konsistoi në konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë, ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në pikturën murale si dhe në sistemime të jashtme. /ATSH

Loading...