Revoltohet aktori me postimet e “VIP”-ave shqiptarë në Instagram

Aktori shqiptar që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Caka është shprehur i revoltuar me postimet e “VIP”-ave shqiptarë në Instagram.

Sipas tij ata ekspozojnë luksin e tyre, ndërkohë që përreth ka vetëm skamje

Caka bën me dije se ndonëse e ka rrogën sa 4-fishi i kryeministrit, nuk i del koha të shlodhet dhe aq më tepër të bredhë pas darkave.

Postimi i plotë i Cakës:

Une dua ta festoj keshtu..
Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogeluar postimet e shpeshta sepse me eshte shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare(gjoja VIP) ku perreth tyre jeton vetem skamja. Mbreme ishte darka e ime e pare pas kaq kohe kohe i ftuar tek nje mik i imi ne New Jersey sepse sado qe pagen e kam sa keterfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo me te bredh pas darkave festive duke bere dhurata te pafund si instagramistet shqiptare.
Ma keni shpifur qe nuk i hedhni syte sadopak tek njerezit perreth jush te mbledhur prane sofres te pangrene. 🙏Merry Christmas!

Loading...