Është shoqëruar me debate të forta sot tryeza e thirrur nga OSBE, për Reformën Zgjedhore.
Largimi i deputetëve të opozitës parlamentare nga tryeza e OSBE-së, duket se ka “revoltuar” deputeten Rudina Hajdari, e cila njëkohësisht është edhe bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Deputetja Hajdari ka dalë nga salla duke iu kërkuar deputetëve të opozitës të qëndrojnë.
Hajdari i është drejtuar deputetit Ralf Gjoni, duke i kërkuar të mos bëjë show politik, për të kthehet në tryezë. “Ralfi, mos bëj show politik, por hajde”, ka thënë ajo.
Rudina Hajdari nuk ka pranuar të braktisë mbledhjen, por ka thënë se nëse do të largohen, do të sillen si PD. Sipas saj, kjo është anija e fundit e tyre dhe nëse do ta bojkotojnë sërish, do të fundosen. “Nëse ikim po sillemi si ata. Kjo është anija e fundit, nëse ata do të ikin, ju siguroj që do të fundosen në fundin e historisë”, është shprehur Hajdari.