Rezart Veleshja gjen dashurinë, ja kush ia mori zemrën

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja zbuloi dje se së shpejti do të martohet me vajzën që i ka vjedhur zemrën. I ftuar në rubrikën “N’fermë”, artisti bëri deklaratën e papritur gjatë një bisede të shkurtër që zhvilloi me Marjana Kondin. Rezarti zbuloi se ka shumë vite që njihet me partneren e tij dhe si duket ka ardhur koha që dyshja ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë.
“Dua të bëj një gjë shumë të thjeshtë. Nuk kam qejf që ta bëj te Pallati i Kongreseve apo pallate të tjera. Lumturinë e gjej te personi që kam, jo te të tjerët. Shoqëria aq janë, 5 veta, të tjerët janë kot se ke 10 vjet pa i takuar”,- tha ai.

I pyetur se cili është më xheloz në marrëdhënie, Veleshnja tha asnjëri prej tyre, sepse e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Ndërsa në lidhje me bashkëjetesën, aktori tha se është 35 vjeç dhe nuk është shkëputur nga prindërit e tij pavarësisht se e ka pasur mundësinë. Prandaj, as tani që do të martohet, nuk do të ndodhë diçka e tillë./ panorama.al

Loading...