Rezarta Shkurta nxjerr foton me bashkëshortin dhe i kthen përgjigje mamit: ‘Do na ngelësh në derë’

Mjafton një postim në rrjetet sociale që Rezarta Shkurta të kthejë gjithë vëmendjen nga vetja. E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha.

Ata kanë pozuar të kapur për dore dhe duken shumë elegantë, ndërkohë Rezarta na zbulon se çfarë i thoshte nëna kur ishte adoleshente për shkak të gjatësisë.

“Në adoleshencë mami më thoshte: Boll u zgjate se do na ngelësh në derë. Maaaamiiii e gjeta 1 e 96”, shkruan këngëtarja me humor.

Loading...