Kur vjen puna për të bërë një foto gjithçka komplikohet që ajo të jetë sa më ideale , pasi në Instagram ka një ‘presion’ për të hedhur vetëm foto perfekte.
Kështu këngëtarja Rezarta Shkurta ka treguar se pas çdo fotoje që hedh është një sherr i madh.
Përmes një postimi, ajo tregoi se arsyeja që nuk qesh kurrë në foto është pikërisht sherri që ndodh para se të shkrepet fotoja siç ajo e dëshiron.
Në postimin e saj, Rezarta shkruan:
“E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto? Sepse pas çdo fotoje time, fshihet një super sherr nga pas kuintave. Fjalia fillon me: Si është e mundur, unë fotografoj të gjithë, mua s’më shkrepet një foto e hajrit. Dhe në fund pas një lufte, më në fund me zor më shkrepet një foto dhe kuptohet që fytyra ime është kështu“.