Rezultat befasues, Shqipëria fiton kundër Kosovës në miqësore

Shqipëria mposhti Kosovën me rezultatin 2-1 në vëllazëroren e zhvilluar në “Elbasan Arena”, në prag të 2 sfidave zyrtare të Ligës së Kombeve.

Një përballje që prodhoi 3 gola dhe ku eksperimentet e të dy stafeve teknike ishin të shumta.
Një paraqitje deri diku e kënaqshme për kuqezinjtë e rejës, edhe pse në përbërje kishte shumë të rinj.

Shkëlqen Myrto Uzuni, i cili në pjesën e parë dha një asist fantastik për Balajn, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, realizon mjaft bukur pas shërbimit të Selahit.

Një risi interesante ishte dhe mbrojtësi Çepele, i cili u aktivizua 90 minuta, ku në disa momente u shfaq tepër pozicional.

Për sa i përket dardanëve, pavarësisht përpjekjeve, të besuarit e trajnerit Saiti, nuk arritën të shënonin më shumë se 1 gol me bomberin Muriqi, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
SHQIPËRI – KOSOVË 2-1

Loading...