Disa ditë më parë, Florjan Binaj ndau lajmin se kishte rezultuar pozitiv me Covid.
Pavarësisht përgjigjes së testit, aktori i humorit u shpreh se nuk kishte asnjë simptomë dhe se ndodhej në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Pas izolimit në shtëpi, Binaj tashmë rezulton i shëruar nga virusi. Edhe këtë herë, ai ka preferuar ta bëjë vetë të ditur se ‘rreziku’ ka kaluar. Asnjë nga familjarët e aktorit nuk rezulton i prekur nga Covid, e nga ana tjetër përgjatë kësaj kohe, gjendja shëndetësore e Florit ka vijuar njësoj.
Ai ka bërë një postim në InstaStory, ku ka bashkangjitur edhe një falenderim.
“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, ka shkruar Flori. Gjatë kësaj periudhe, aktori nuk e ka lënë pas punën me numrat e humorit në “Portokalli”, duke inskenuar personazhe me lidhje ‘direkte’ nga shtëpia. Tani, Flori është gati për skenë!