Rezultonte i zhdukur prej disa ditësh, gjendet i vdekur në pus kushëriri i deputetes shqiptare
Një person, i cili rezultonte i zhdukur, është gjetur i pajetë në fshatin Begaj të Komunës Vushtri në Kosovës. Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për Musli Krasniqin, i cili thuhet se është i afërm i deputetes së Lëvizjës Vetvendosje, Rezarta Krasniqi.
Trupi i pajetë i Krasniqit u gjet në një pus, ndësa ai ishte zhdukur që prej 28 tetorit. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes.
Pak ditë më parë deputetja Rezarta Krasniqi bëri apel për ndihmë në rrjetet sociale, ku u kërkonte të gjithë personave që mund të kenë parë kushëririn e saj, Musli Krasniqi, të lajmëronin policinë.