Riatdhesimi i shqiptarëve nga New York më 29 prill, tranzit nga Roma

Për të gjithë shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar në Amerikë, për shkak të situatës së COVID-19, do të kenë mundësi që të rikthehen në atdhe me avionin që do të niset në datën 29 prill.

Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli-Faber ka bërë me dije se riatdhesimi i qytetarëve do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë, dhe do të karantinohen në hotelet e përcaktuara për COVID-19, njësoj si të gjithë të emigrantët e tjerë, nisur edhe nga fakti që Amerika është vendi më i prekur nga koronavirusi.

“Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina”, njofton ambasadorja.

Njoftimi i plotë:

Riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Shtetet e Bashkuara do të ofrohet përmes udhëtimit me itinerarin Nju Jork-Romë-Tiranë.

Nisja me datën 29 prill pasdreke nga Aeroporti JFK nëpërmjet kompanisë Alitalia (fluturim komercial) që mbërrin në Romë më datë 30 Prill. Fluturimi tjetër drejt Tiranës përmes Air Albania (fluturim riatdhesimi) arrin në Tiranë po me datën 30 prill në darkë dhe prej andej udhëtarët do të drejtohen menjëherë drejt hoteleve ku do kryhet karantina.

Duke marrë shkas nga informacionet tuaja mbi vështirësinë e prenotimit të biletave, si edhe për ta bërë sa më të lehtë procesin e riatdhesimit që ka marrë përsipër Qeveria Shqiptare, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Uashington DC, kanë punuar intensivisht për të bërë të mundur ofrimin e këtij udhëtimi përmes një operatori dhe në një paketë të vetme. Kjo paketë do të përfshijë udhëtimin nga Nju Jorku drejt Shqipërisë, përfshirë dy javët e qëndrimit në karantinë.

Shumë nga ju do duhet të kenë nëvojë që të presin dhe biletat e brendshme në USA për të arritur në aeroportin JFK në kohën e duhur. Për të bërë pronotimet, ju lutem komunikoni sa më parë me:

Email : info@globustravelusa.com
Mob : ( 551 ) 265 6279
Mob : ( 914 ) 400-9602
Numri i vendeve është i limituar, prandaj ju lutem shpejtoni!
Ju urojmë udhëtim të mbarë!​

Loading...