Rihanna i ndalon Presidentit Trump përdorimin e këngëve të saj në mitingje

Rihanna dhe Axl Rose janë artistët e fundit që kanë kritikuar Donald Trumpin për përdorimin e paautorizuar të këngëve të tyre në tubimet partiake në prag të zgjedhjeve në SHBA.

Reagimi i këngëtares erdhi pasi Philip Rucker tha se kënga e Rihannës “Don’t Stop Music” u përdor në disa vende ku Trump mbajti tubime partiake.

“Jo për shumë kohë”, ka shkruar Rihanna, duke i përshkruar tubimet e Trump si “tragjike”,

Të dy artistët i bashkohen listës së gjerë të artistëve që kanë kërkuar që këngët e tyre të mos përdoren në mitingje politike, e i fundit që kishte bërë një reagim të tillë ishte Pharrell Williams.

/m.z/r.e/ATA

Loading...