Rikthehen skenat e dhunës në futbollin shqiptar.
Teksa luhej sfida e Kategorisë së Dytë, Sopoti-Mirdita, një prej lojtarëve goditi me grushte gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Klajdi Qëndraj.
Për këtë arsye, ndeshja u pezullua. Shkak për sherrin u bë një karton i kuq që Qëndraj mori.
Pas këtij vendimi, ai gjaksoi gjyqtarin dhe theu hundën. Kur ndodhi ngjarja, ishin luajtur vetëm 35 minuta lojë dhe rezultati ishte 2-1 në favor të Sopotit.
Loading...