Rikthehen vizat për shqiptarët?! BE sqaron rregullat e reja të udhëtimit në Schengen

Ditet e fundit ne media eshte percjelle lajmi per rikthimin e mundshem te vizave per qytetaret shqiptare qe duan te udhetojne ne zonen Shengen. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka sqaruar se çfatë është në të vërtetë sistemi i ri i kontrollit. Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) nuk ka gjetur zbatim deri tani por do te vendoset ne jete ne 2021.

ETIAS-i është një system i automatizuar IT qe pritet të fillojë nga funksionimi në fund të vitit 2022. Shtetasit nga 62 vende, përfshirë Shqipërinë, SHBA-në, Kanadanë apo Australinë, do të duhet të përdorin ETIAS-in. Qytetaret shqiptarë, te gjithe ata, gëzojnë të drejtën të aplikojnë për ETIAS-in sepse Shqipëria është dhe do të vijojë të jetë një vend pa viza për BE-në.
Autorizimi ETIAS nuk është një vizë me vete. Shtetasit e vendeve me liberalizim të vizave, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, por thjesht do t’u kërkohet që të marrin një autorizim nëpërmjet ETIAS-it para udhëtimit të tyre. Autorizimi për udhëtimet ETIAS nuk rivendos detyrimet që kërkohen për vizat. Nuk ka nevojë të paraqiteni në një konsullatë për të bërë një aplikim dhe nuk merret asnjë e dhënë biometrike.

Aplikimi online ETIAS plotësohet brenda pak minutave. I vetmi dokument që do t’ju nevojitet për të aplikuar në ETIAS është pasaporta e vlefshme. Kostoja për të marrë një ETIAS është 7€ për person, ndërsa personat nën moshën 18 vjeç përjashtohen nga pagesa e kësaj tarife. Pas miratimit, autorizimi ETIAS është i vlefshëm për tre vjet, për një numër të pakufizuar hyrjesh në të gjitha vendet e zonës Shengen, nëse nuk qëndron më shumë se 90 ditë në një periudhë prej 180 ditësh.

Për BE-në, objektivi kryesor është forcimi i kontrolleve të sigurisë për personat që udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, me qëllim përforcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e migrimit të parregullt. Gjithashtu, do të përmirësojnë manaxhimin e kufijve duke thjeshtëzuar burokracinë dhe vonesat për udhëtarët kur paraqiten në kufi. Synimi është që të sigurohet një vlerësim i koordinuar i rreziqeve që paraqiten nga shtetas të caktuar të vendeve të treta në Vendet Shengen. Pritet që ky sistem të ulë në mënyrë të qenësishme numrin e refuzimeve të hyrjes në pikat e kalimit të kufirit. Burimi: EEAS.EUROPA.EU

Loading...