Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Elvana Gjata dje ka publikuar projektin e saj “Tavolina e mërzisë”, e interpretuar tejet bukur nga artistja.
Për muzikën dhe vargjet e kësaj kënge u përkujdesën Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku dhe për organizimin Darko Dimitrov.
E sigurisht Elvana nuk mund të mos i falënderonte ata dhe këtë e ka bërë publikisht duke u shprehur se ndihet krenare që ka punuar me këta 3 artistë.
“Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku jane 2 legjenda te Kosoves dhe jam krenare qe punuam bashke! Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje..
Faleminderit qe hyte ne shpirtin tim dhe e thuret kete muzike dhe keto vargje.. Thank you @darkodimitrov The best!”, ka shkruar Elvana krahas videos së publikuar në Instagram.
Po ashtu, artisja është shprehur e lumtur se kjo zemër u ka prekur zemrat fansave.
“Te jem e sinqerte ndjesia eshte gjithmone si heren e pare… dhe smund te rri pa thene qe me ben pafund te lumtur qe ju prek zemren kjo kenge njesoj si mua..”, ka shkruar më tej ajo.
Pas rikthimit të saj me këtë këngë, diva shqiptare u prit ngrohtësisht nga fansat e miqtë e saj të cilët i kanë dhënë komente pozitive, mirëpo neve na çuditi një veprim i Flori Mumajesit i cili ripublikoi këngën e tij të vjetër “Dashuria”, pikërisht pak minuta para këngës së Elvanës.