Ditën e sotme do të rikthehet protesta kombëtare e studentëve. Ashtu sikurse është lajmëruar protesta pritet të nisë në oërn 12:00.
Studentët do të mblidhen para ministrisë së Arsimit për të kërkuar arsim cilësor dhe punësim.
Slogani i tyre është ‘Së bashku për Shqipërinë si gjithë Europa, së bashku për ndryshimin’.
Kjo protestë pritet të jetë në valën e asaj që nisi në dhjetor të 2018-ës por që u shua pas disa javëve qendresë.
Ndërkohë lidhur me këtë protestë të paralajmëruar ka ardhur edhe reagimi nga mazhoranca.
Ishte deputetja e PS Milva Ikonomi, e cila u shpreh mbrëmë për Abc News, se studentët që do mblidhen janë pjesë e strukturave të PD dhe LSI.
Loading...