Titaniku po kthehet nga thellësia më shumë se një shekull pas udhëtimit të tij të parë.
Në Pekin, pas 109 vitesh po ndërtohet anija e parë në botë me madhësi të plotë të Titanikut.
Anija 260 metra e gjatë po ndërtohet nga Industria e Ndërtimit të Anijeve ‘Wuchang’ dhe do të mbetet e ankoruar përgjithmonë si një atraksion turistik në provincën Sichuan pa dalje në det.
“Ne kemi përfunduar ndërtimin e kuvertës kryesore, pra vetëm dy kate e gjysmë. Ai pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti,” tha Xu Junnian menaxheri i projektit.
Merrte 300 euro personi për kalim të paligjshëm kufiri, arrestohet 21 vjeçari nga Bangladeshi në Kakavijë
Investitori Su Shaojun thotë: “Ne kemi planifikuar më shumë se 6.7 kilometra katrorë tokë të të gjithë zonës piktoreske, investimi total në parkun tematik është 10 miliardë juan (1.5 miliard dollarë), rreth 1 miliard juan do të kushtojë vetëm projekti Titanik.”
Ai shtoi: “Anija ndodhet në pjesën perëndimore të Kinës, jo shumë larg nga dy qytetet e mëdha Chengdu dhe Chongqing. Do të tërheqë turistë nga bota. Ne vlerësojmë se numri i vizitorëve do të jetë midis 2 milion deri në 5 milion brenda një viti. Ky vëllim turistik duhet të garantojë kthimin e investimit tonë. ”
Drejtuesit e Wuchang u shprehën për një gazetë provinciale se linja e saj do të kopjojë me besnikëri Titanikun origjinal, me një sallë ngrënie, teatër, kabina luksoze të klasit të parë dhe pishinë.