Gjykata e Krujës ka pranuar gjykim të shkurtuar për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Fillimisht organi i drejtësisë kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për djalin e deputetit.
Ndërkohë për seancën e radhës është caktuar data 4 dhjetor.
Rexhep Rraja akuzohet për dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku.
Kjo e fundit ndërkohë, në të gjitha daljet televizive ka hedhur poshtë akuzat ndaj djalit të deputetit socialist.
Kujtojmë këtu se rasti Xhisiela, u denoncua nga ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, i cili është larguar nga Shqipëria.
Loading...