Rikthimi i punonjësve në kushte sigurie, Braçe: ‘Vlerësoj ata që s’presin të arkëtojë para pa punë si përherë’

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka përshëndetur sipërmarrësit që kanë nisur rikthimin e punonjësve në punë, që nuk dërgojnë lista tek mensa e qeverisë dhe që nuk rrinë të presin të arkëtojë para pa pune si përherë.

“Mirëmëngjes, edhe cdo punëtori në cilëndo fabrikë që e ka nisur punën shumë më herët, në kushte sigurie për shëndetin, shëndeti i pari.

Mirëmengjës, edhe çdo sipërmarrësi që po lëviz fortë të përshtasë, kërkojë e gjëje “punën”, nuk rri e nuk dërgon lista punëtorësh tek menca e qeverisë, nuk rri e pret të arkëtojë para pa pune si përherë!

Bravo ritës në Durrës e Tiranë, bravo Lumirit e partenerëve të tij italianë në Berat që po marrin punë, punojnë e rikthejnë punëtoret në punë! Puna vlen llafe ti merr era” shkruan Braçe.

Loading...